Gjergj Vyshka 29.02.2016 09:45
Nikolin Leka, trajneri i Vllaznisë në futboll për femra, ka mbetur i kënaqur me lojtaret e tij dhe me fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë. Sipas tij, ky ishte objektivi i parë i realizuar për këtë sezon.
“Sigurisht, – thotë Leka, – që ne kemi dhe objektiva të tjerë. I pari është titulli “kampion”, mbrojtja e këtij trofe dhe marrja e tij. Dhe më pas paraqitja dinjitoze e pse jo dhe kalimi i një turi në Kupën e Kampioneve të Evropës në futboll për femra.”
“Përgjithësisht unë jam i kënaqur, – ka vijuar trajneri i shkodraneve të “topkëmbës”. – Ne shohim punën tonë dhe të fitojmë të gjitha ndeshjet, ndërsa përgatitja sistematike na bën që të dominojmë në këtë futboll për femra.”
“Nuk nënvlerësojmë askënd. Por tashmë presim që të jemi triumfatorë dhe në Kupën e Shqipërisë në futboll për femra”, – ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, duke folur pas finales së Kupës.