ASNN – Përpara se të shkohej tek ndeshja midis Vllaznisë dhe Kamza Basket, e vlefshme për nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, duhet thënë se ajo ka qenë jo pak e rrezikuar për të mos u zhvilluar.
Sepse në ora 18:00, kohë kur duhej të fillonte ndeshja, tabela elektronike nuk funksiononte dhe nxehja e ekipeve ka zgjatur për minuta të tëra. Dhe është gjetur zgjidhja në vënien në funksionim të tabelës elektronike të vjetër.
E gjitha kjo, nga sa bëhet e ditur,ka ardhur nga një mos akordim të drejtuesve me specialistët që venë në punë dhe menaxhojnë tabelën në fjalë. Duke mos gjetur terrenin e përshtatshëm në prag ndeshjen në fjalë, ata janë larguar.
Largimi i tyre ka krijuar pengese për funksionimin e saj. Sidoqoftë, ndeshja është bërë e mundur të luhet, por kur ka filluar ka pasur vetëm një protagonist, skuadrën mysafire të Kamza Basket, që ka fituar 69-51.