Gjergj Vyshka 28.02.2016 11:55
“Top Gym Sport” e ka marrë një medalje bronzi në Çmimin e Madh të Sllovenisë. Dhe gjithçka ka ardhur nga Ada Demneri, e cila në peshën deri në 58 kg ka marrë medaljen e bronztë.
Sipas informacionit që ka dhënë kreu i këtij klubi sportiv dhe, njëkohësisht, trajneri Leo Kapri, në turin e parë, sportistja shqiptare ka kaluar pa kundërshtar.
Më pas ka fituar ndaj rumunes Ana Maria Piter 8-2, për të vijuar me fitoren ndaj kroates Mia Roso, 6-0. E më pas është eliminuar në gjysmëfinale nga kroatja Dora Mariç 1-2. Por një medalje e bronztë në “Slovenia Open G1” është sukses për Ada Demnerin.