AlbanianSport.com 28.02.2016 10:35
ASNN – Janë luajtur dje 3 ndeshjet e tjera të javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe Flamurtari vijon me sukseset e tij, teksa dje ka realizuar fitoren e 12-të në po aq ndeshje të këtij sezoni, duke mposhtur Kamza Basketin me shifrat bindëse 94-59.
Vlonjatet kryesojnë me pikë të plota, 24, tri më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Goga Basket, që ka korrur fitore treshifrore ndaj Vllaznisë, 110-70, në takimin e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Në takimin tjetër, Tirana ka mundur Elbasanin në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani”, me shifrat 70-61.
Ndeshja e parë e javës së 12-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra është luajtur të premten dhe Skënderbeu ka arritur një fitore “in-extremis” në kryeqytet ndaj Studentit, duke ia dalë të përmbysç disavantazhin prej 12 pikësh dhe më pas të fitojnë të gjithë ndeshjen vetëm me një pikë diferencë, 64-63.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 12-të
(26-27 shkurt 2016)
Të premten:
Studenti – Skënderbeu 63-64
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket 94-59
Goga Basket – Vllaznia 110-70
Elbasani – Tirana 60-71
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 12 12 0 928-707 24
- Goga Basket 12 9 3 932-760 21
- Tirana 12 8 4 850-776 20
- Vllaznia 12 7 5 838-820 19
- Skënderbeu 12 6 6 835-842 18
- Kamza Basket 12 3 9 619-726 15
- Studenti 12 3 9 661-827 15
- Elbasani 12 0 12 667-880 12