AlbanianSport.com 28.02.2016 09:55
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur dje të 3 ndeshjet e javës së 12-të të tij dhe Vllaznia ka treguar edhe një herë “dhëmbët” si pretendente për trofe, duke fituar në 3 sete në Durrës ndaj Teutës vendase, në takimin e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.
Shkodranët kryesojnë me 24 pikë pas 11 ndeshjeve, dy pikë më tepër sesa Studenti, që dje ka arritur fitoren e 4-t radhazi në fazën e dytë të volejbollit të meshkujve dhe kampionët në fuqi kanë mposhtur në 3 sete Farka Volejin. Duhet theksuar se skuadra e drejtuar nga trajneri Ylli Tomori ka luajtur një ndeshje më pak se Vllaznia.
Studenti ndan vendin e dytë dhe të 3-të me Tiranën, me nga 22 pikë, ndërsa bardhbelutë ishin pushim dje. Ndërkohë, ja qenë ndeshje e bukur, me ritëm, e luftuar deri në fund dhe që mbyllet me fitoren e Skënderbeun ndaj Elbasanit në javën e 12-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 12-të
(27 shkurt 2016)
Teuta – Vllaznia 0-3
Studenti – Farka Volej 3-0
Skënderbeu – Elbasani 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 11 8 3 26-15 24
- Studenti 10 8 2 26-12 22
- Tirana 10 7 3 24-11 22
- Teuta 10 6 4 22-19 17
- Farka Volej 10 5 5 19-17 15
- Skënderbeu 11 2 9 8-28 6
- Elbasani 10 0 10 7-30 2