AlbanianSport.com 28.02.2016 07:55
ASNN – Janë luajtur dje 3 nga takimet e javës së 9-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, ndërsa takimi i fundit, ai midis Tiranës dhe Teutës, luhet të hënën pasdite, duke nisur nga ora 16:00, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet.
Kryesuesja e renditjes, Barleti Volej nuk ka patur probleme dje në Vlorë ndaj Flamurtarit, teksa ka fituar pastër 3-0. Në takimin tjetër, Skënderbeu nuk ka falur në shtëpi, duke mposhtur pastër Vllazninë me shifrat 3-0. Korçaret nuk e vunë asnjëherë në dyshim këtë fitore përballë një Vllaznie që u përpoq vetëm në dy setet e para.
Ndërkaq, në takimin tjetër të kësaj jave, Partizanit i has “sharra në gozhdë” me Elbasanin dhe të besuarat e Roland Tarjes kanë fituar vetëm kur është dorëzuar skuadra e Rudina Garunjës, e cila në setin e katërt nuk ka luajtur thuajse fare. Të kuqet fitojnë 3-1 dhe mbajnë vendin e 4-t dhe të fundit që të çon në “play-off”-in final.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 9-të
(27-29 shkurt 2016)
Të shtunën:
Flamurtari – Barleti Volej 0-3
Skënderbeu – Vllaznia 3-0
Partizani – Elbasani 3-1
Të hënën:
Tirana – Teuta (ora 16:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 9 9 0 27-1 27
- Tirana 8 7 1 22-3 21
- Skënderbeu 9 7 2 21-10 19
- Partizani 9 5 4 15-16 15
- Vllaznia 9 3 6 12-18 10
- Teuta 8 3 5 12-16 10
- Elbasani 9 1 8 5-24 3
- Flamurtari 9 0 9 1-27 0