Atletikë / Luiza Gega rikonfirmohet kampione e Ballkanit, rekord & histori

Share Button

Atletike-Luiza-Gega-Stamboll-2016-medalja

AlbanianSport.com 27.02.2016 17:05

ASNN – Luiza Gega është kurorëzuar sërish kampione e Ballkanit në garën e 1,500 metrave të Salla të Mbyllura, që u zhvillua sot në Stamboll të Turqisë. Atletja shqiptare,e cila prej disa javësh stërvitet në Kenia për Olimpiadën “Rio 2016”, ka shpërthyer në garën e sotme, duke regjistruar kohën 4 minuta, 6 sekonda e 89 të qindtat. Kjo kohë në fakt përbën edhe një thyerje me afro një sekondë, të rekordit të deritanishëm kombëtar, të cilin e mbante vetë sportistja shtatshkurtër, me kohën 4 minuta, 7 sekonda e 84 të qindtat, të vendosur në vitin 2014.

Në fakt, sipas sqarimit që presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, ka dhënë ekskluzivisht për AlbanianSport.com, koha e re konsiston në një përmirësim edhe më të madh sesa koha e regjistruar nga Gega në Botërorin e shkuar të Sallave të Mbyllura. Kjo kohë e re e rendit Luiza Gegën praktikisht të 5-tën në botë dhe jep shpresë për një përfaqësim të shkëlqyer të saj, si në Evropianin e Amsterdamit në Holandë, si në Botërorin e Portlendit në SHBA, por edhe në Lojërat Olimpike të verë në Brazil.

Për më tepër, trajneri Taulant Stërmasi ka shpejguar për AlbanianSport.com, Luiza Gega ka thyer rekordin ballkanik të kësaj disipline në salla të mbyllura, që ishte në fuqi që nga viti 1992. Koha e vendosur nga rumunia Melinte, e cila do të linte mjaft prapa atleten e njohur shqiptare, Pavlina Evro, ishte 4 minuta, 7 sekonda e 1 të qindtat, ndërsa po kjo sportiste e mban rekordin e kësaj gare edhe në mjedise të hapura me 3 minuta e 53 sekonda. “Me pak fjalë, – ka sqaruar Stërmasi, – Luiza Gega ka bërë garën më të shpejtë të 1,500 m në salla të mbyllura në historinë e atletikës ballkanike.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh