Gjergj Vyshka 26.02.2016 17:05
“Top Gym Sport”, që drejtohet nga Leo Kapri, i cili është njëkohësisht dhe zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Taekonduosë (World”, do të përfaqësojë Shqipërinë në turneun e 8-të ndërkombëtar “Open Slovenia”, që është njëkohësisht dhe Çmimi i Madh.
Kjo skuadër do të përfaqësohet me katër sportistë, të cilët janë Ada Demneri (pesha 53 kg, të rritur), Donaldo Dizdari (pesha 68 kg, të rinj), Arlind Lushaj (pesha 55 kg, të rinj) dhe Julia Selenica (pesha 65 kg, Kadet). Kjo veprimtari zhvillohet këtë fundjavë në Maribor dhe synohen medaljet.