Gjergj Vyshka 26.02.2016 11:35
Me paratë e tyre, qitësit shqiptar luajnë shansin e tyre të fundit për t’u kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, të cilat zhvillohen nga data 5, deri më 21 gusht 2016.
Dhe ky shans është pikërisht Kampionati Evropian, që zhvillohet në Hungari, do të jetë një mundësi për Arben Kuçanën, Lumturi Pepën, Arben Cerinën, Manjola Kominin dhe Vasil Sotën.
Pepa do të konkurrojë në disiplinën e pushkës, kurse të gjithë të tjerët në pistoletë. Për herë të fundit që qitja është kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike ka qenë Lindita Kodra, e shpallur nënkampione Evrope në pistoletë më 2007-ën në Malaga.
Ndaj edhe duke bërë sakrifica financiare, qitja shqiptare dhe qitësit janë duke kërkuar shansin e tyre pikërisht në Evropianin e Hungarisë.