Gjergj Vyshka 25.02.2016 12:55
Andrea Kapobianko, trajneri i përfaqësueses së Italisë në basketboll për femra, ka deklaruar se Shqipëria është një skuadër e re dhe entuziaste. “Unë kam folur edhe përpara ndeshjes me trajnerin tuaj dhe vë re se ka elementë të mirë mbi të cilët mund të ndërtohet dhe të punohet për të ardhmen”, – ka thënë ai.
“Sepse ka dëshirë për të bërë një basketboll të mirë, – ka vijuar kreu i stolit “axurr”. Sa i përket skuadrës sonë, ne vinim nga një ndeshje jo shumë e shkëlqyer me Malin e Zi, të cilën e fituam vetëm me një pikë. Përgjithësisht dje kemi bërë një ndeshje shumë më të mirë, jo vetëm në mbrojtje, por dhe në sulm.”
“Po, është e vërtetë që kam kërkuar një skuadër të përqendruar përballë Shqipërisë dhe e tillë ka qenë në fushë. Në nëntor kemi dhe dy ndeshje të tjera ndaj Britanisë së Madhe dhe Malit të Zi dhe unë them se nuk do të kemi probleme për kualifikimin në Evropian. Jemi në rrugë të mbarë”, – ka përfunduar trajneri i Italisë në basketboll për femra, Andrea Kapobianko.