Gjergj Vyshka 23.10.2014 11:35
Kukësi aktivizon lojtarët e stolit, të cilët e kanë justifikuar veten përpara trajnerit Artim Shaqiri. Kukësi, edhe duke luajtur në ish-kompleksin “Dinamo” ndeshjen e kthimit me Vorën, e vlefshme kjo për Kupën e Shqipërisë, e ka kthyer këtë takim në një seancë stërvitore. Kukësianët e Shaqirit nuk e kishin çështje në diskutim kalimin e turit, sepse e kishin fituar ndeshjen e parë 4-1.
Por ky takim ka shërbyer për të parë dhe një herë lojtarët që janë pjesë e stolit të rezervave. Nga titullarët e formacionit përballë Vorës kanë qenë në fushë Lushtaku e Hasani. Pjesa tjetër, pavarësisht se janë lojtarë të përvojës, janë të gjithë pjesë përbërëse e rezervave të Kukësit. Me një vendosje taktike 4-2-3-1, Kukësi nuk e ka pasur aspak të vështirë për të vënë përpara Vorën e Kategorisë së Dytë.
Në portë ka qenë Koçi, kurse përpara tij ka qenë Peqini në të djathtë, Brahja e Gvozdenoviç në qendër e Shameti në qendër. Më pas para tyre Hasani e Allmuça. Ndërkaq treshja që mbështeste Periç ishte Dosti, Lushtaku e Jonuzi. Një ndeshje në të cilën ka shpërthyer Periç, i cili fillimisht ka shënuar dy gola për dy minuta. Që më pas është pasuar nga ai i Dostit dhe në fund të pjesës së parë shifrat e rezultatit kanë qenë 3-0 për Kukësin.
Trajneri Topi i Vorës ka bërë tre ndërrime të menjëhershme, të cilat nuk është se kanë ndikuar në rritjen e nivelit të lojës të skuadrës së tij. Përkundrazi Shameti dhe Periç kanë shënuar përsëri, kurse goli i Bletës ka shërbyer sa për statistikë. Dhe në fund, Kukësi ka fiksuar fitoren tenistike me Vorën, 6-1.
Kukësi – Vora 6-1 (4-1)
Shënues: Periç 14’, 16’, 50’, 74’,
Dosti 33’, Shameti 61’ / Bleta 51’
Kukësi: Koçi, Gvozdenoviç, Peqini (Cenaj 53’), Shameti, Brahja, Hasani, Lushtaku (Istrefaj 65’), Allmuça (Gërmizi 61’), Dosti, Jonuzi, Periç. Trajner: A. Shaqiri
Vora: Aga, Allmeta, Çani (Çeka 49’), Mullaj, Gjoka, Shkalla, Dushaj, Milla (Bleta 49’), Qordja (Bushati 50’), Todhe, Elezi. Trajner: E. Topi
Gjyqtarë: K. Prenga, E. Çuni (Laç), E. Burgu (Lezhë)
Kartonë të verdhë: Lushtaku / Mullaj, Gjoka