AlbanianSport.com 23.02.2016 18:55
ASNN – Bashkimi i Prizrenit ka pësuar humbjen e tretë në kuadër të Grupit C të fazës së dytë të Ligës Ballkanike në Basketboll për Meshkuj (SIGAL UNIQA BIBL).
Skuadra e Bashkimit, ku luan edhe basketbollisti shqiptar, Endrit Hysenagolli, u mposht nga skuadra e Beroes me rezultatin 80-90, në takimin e zhvilluar në Bullgari.
Dy humbjet e deritanishme, Bashkimi i kishte nga Teodo dhe Mornari. Kjo humbje e mban skuadrën prizrenase në fund të renditjes së Grupit C me 3 humbje.