AlbanianSport.com 23.02.2016 17:50
ASNN – Klubi i Tiranës, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka shprehur indinjatën për gabimet e gjyqtarit kryesor, Andi Koçi, në ndeshjen Skënderbeu-Tirana, e cila u luajt të hënën dhe u mbyll me fitoren e korçarëve 1-0.
Klubi bardheblu e ka akuzuar gjyqtarin Koçi se me vendimet e tij ka paracaktuar fatin e këtij takimi. Tirana pretendon për një 11-metërsh të padhënë në favor të tyre, pas ndërhyrjes së Vangjelit në dëm të Gilman Likës, në hyrje të zonës.
Gabimet e gjyqtarit kryesor, Andi Koçi, në ndeshjen e së hënës, midis Skënderbeut dhe Tiranës, kanë sjellë reagimin e klubit bardheblu. Drejtori Sportiv i Tiranës, Devi Muka, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka akuzuar gjyqtarin Koçi se me vendimet e tij të gabuara ka paracaktuar fatin e takimit, i cili u fitua 1-0 nga korçarët.
Tirana pretendon për një 11-metërsh të padhënë në favor të tyre, pas ndërhyrjes së mbrojtësit korçar, Kristi Vangjeli, në dëm të sulmuesit të Tiranës, Gilman Lika, në hyrje të zonës korçare.