AlbanianSport.com 23.02.2016 11:20
ASNN – Trajneri Daja: “Një 11-metërsh i munguar për Tiranën”. Josa bën “fair-play”, u del në krah rivalëve Tirana meritonte të kishte fituar një 11-metërsh në përballjen në Korçë dhe këtë opinion e ka edhe trajneri i Skënderbeut.
Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Tiranës, u shpreh i kënaqur nga skuadra e tij. Ndërsa Ilir Daja kishte shpresuar për tjetër përfundim. Në ndeshjen tjetër të së hënës, Partizani fitoi 1-0 me Kukësin. Skënderbeu dhe Partizani qëndrojnë po 4 pikë larg njëri-tjetrit.
Kësisoj, nuk ka asnjë hezitim për t’i dhënë të drejtë rivalit. Tirana meritonte të kishte një 11-metërsh në përballjen në Korçë, dhe këtë e ka pohuar në shpirtin e lojës së ndershme edhe trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa.
Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Tiranës, nuk hezitoi aspak, ndonëse, ai nuk ishte i pakënaqur nga skuadra e tij. Ndërkohë, tepër i mërzitur ka qenë trajneri i Tiranës, Ilir Daja, për të cilin skuadra korçare mbetet “një mace e zezë” këtë sezon.
Përkundër mungesave, kreu i stolit të bardhebluve kryeqytetas kishte shpresuar për tjetër përfundim, ndërsa e hedh mendimin përtej kësaj ndeshjeje, ndonëse ka mbetur prapa në betejën për t’iu afruar Partizanit të vendit të dytë.