Gjergj Vyshka 22.02.2016 14:25
Më 3 mars, Kiço Kalemi, kryetrajneri i Apolonisë në çiklizëm bën 70 vjeç. Dhe për rezultatet e tij të larta prej gati 12 vjetësh, të paktën edhe sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, është bërë gati surpriza.
“Së bashku me stafin e Federatës, anëtarët e kryesisë, stafin e Drejtorisë së Sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, po pse jo dhe gazetarët, ne do të shkojmë t’i urojmë 70-vjetorin Kiço Kalemi”, – ka thënë ai.
“Do t’i japim titullin “Mjeshtër Sporti” për gjithçka që ka dhënë në këtë sport të rrezikshëm, por shumë të bukur”, – ka përfunduar kreu i organizmit që qeveris dyrrotakët kuqezi.