Gjergj Vyshka 23.10.2014 09:20
Ajo që la për të dëshiruar ishte aroma jo e këndshme që vinte në sallën Nr.2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, që duket se e sillnin tualetet e atij ambienti. Reagimi i Gurabardhit: Ndeshjet e tjera i luaj në sallën kryesore
Barleti Volej, kampionia në fuqi e volejbollit të femrave, jo vetëm që e ka kthyer ndeshjen e javës së dytë me Flamurtari në një seancë stërvitore, por dhe e ka përfunduar atë në një hark kohor prej 55 minutash.
Diferencat mes skuadrës së trajnerit Gurabardhit dhe asaj të homologut Driza kanë qenë të mëdha. Sepse jo vetëm që janë aktivizuar titullaret Braho, Harxhi, Bici, Tuci, Nezaj, Fagu (L), Gjermeni, por dhe të rejat Picaku, Hasku, Uka si libero etj.
Dhe setet e kësaj ndeshje flasin vetë, teksa Barleti Volej e ka mbyllur ndeshje 25-15, 25-11, 25-15. Ndërkohë ajo që la për të dëshiruar është fakti se në sallën Nr. 2 të mbyste aroma jo e këndshme që vinte ndoshta dhe nga tualetet.
E thënë ndryshe, është luajtur sikur të ishte brenda një WC-je. Ndaj dhe Gurabardhi ka marrë vendimin që ndeshjet e tjera t’i luajë në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”
Barleti Volej – Flamurtari 3-0
(25-15, 25-11, 25-15)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Java e dytë
(18-22 tetor 2014)
Skënderbeu – Partizani 1-3
Barleti Volej – Flamurtari 3-0
Tirana – Teuta 3-0
Studenti – Vllaznia 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 2 2 0 6-0 6
- Barleti Volej 2 2 0 6-1 6
- Partizani 2 2 0 6-1 6
- Vllaznia 2 1 1 4-3 3
- Skënderbeu 2 1 1 4-4 3
- Teuta 2 0 2 1-6 0
- Flamurtari 2 0 2 0-6 0
- Studenti 1 0 1 0-3 0