Gjergj Vyshka 21.02.2016 07:05
Barleti Volej është kampionia në fuqi e volejbollit të femrave në Shqipëri, që fiton edhe duke gabuar. Shifrat e ndeshjes flasin vetë, ndërsa Barleti Volej në 3 sete në total ka shënuar 75 pikë, prej të cilave 66 pikë i ka realizuar vetë dhe 9 pikë kanë ardhur nga gabimet e Elbasanit.
E në krahun tjetër, Elbasani në tre sete ka shënuar 51 pikë, prej të cilave 32 pikë kanë ardhur nga vajzat e trajneres Rudina Garunja, kurse 19 pikë janë gabime të kampioneve në fuqi. Madje sikur kjo skuadër të mos kishte pasur kapitenen Braho, Bicin, Xhixhën dhe organizatoren Xheka, mund dhe të kishte rrezikuar shumë në këtë përballje me Elbasanin e vendit të fundit.
Sepse trajneri Gurabardhi, edhe në mungesë të Thakës, provoi të luante me lojtaret rezervë si Picaku e Hasku. Pa thënë më vonë me organizatoren Xhelilaj, apo dhe Bratin, Shabakun e Celej. E duket se e gjithë kjo pjesë ka dështuar për Barletin Volejin, aq sa trajneri Gurabardhi, duke nisur që nga ndeshja e radhës, ka vendosur të luajë me gjashtëshen e parë. Sepse rezervat nuk e shfrytëzuan rastin e artë për të treguar se vlejnë për kryesuesen e kampionatit të volejbollit të femrave.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 8-të
(20-21 shkurt 2016)
Të shtunën:
Barleti Volej – Elbasani 3-0
Vllaznia – Partizani 3-0
Flamurtari – Tirana 0-3
Të dielën:
Teuta – Skënderbeu ora 10:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 8 8 0 24-1 24
- Tirana 8 7 1 22-3 21
- Skënderbeu 7 5 2 15-8 14
- Partizani 8 4 4 12-15 12
- Vllaznia 8 3 5 12-15 10
- Teuta 7 3 4 10-13 9
- Elbasani 8 1 7 4-21 3
- Flamurtari 8 0 8 1-24 0