AlbanianSport.com 20.02.2016 14:20
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, Vlora Bexheti, është emër i njohur i xhudos në Slloveni. 24-vjeçarja Bexheti ka kohë që është në krizë, pasi nuk ka fituar medalje në gara të mëdha të xhudos.
Ajo është e vendosur që të kthehet në majë të xhudos evropiane dhe botërore, por rrugëtimin drejt kthimit në majë nuk do ta bëjë në Slloveni, vendin që është forcë në xhudon evropiane e botërore.
Do ta bëjë në një vend që gradualisht po shndërrohet në forcë. Do ta bëjë në Kosovë, në Pejë, te klubi “Ippon”, aty ku militon edhe kampionia e madhe e botës dhe Evropës, Majlinda Kelmendi.