AlbanianSport.com 20.02.2016 07:55
ASNN – Qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj është rikthyer në fushë, duke marrë vlerësimet e trajnerit të Këlnit, Peter Shtëger. Këtë vit ka zhvilluar 3 ndeshje radhazi duke qëndruar në fushë për të gjithë kohën. Kësisoj, ai po përpiqet të arrijë formën e duhur, pas një shkëputje disa mujore për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.
Qendërmbrojtësi do të jetë pjesë e Kombëtares që do të debutojë këtë verë në Kampionatin Evropian. “Është diçka e veçantë të marrë pjesë në një veprimtari të tillë, – tha 29-vjeçari për mediat gjermane. – Unë dua të jem i gatshëm fizikisht për Evropianin. Në fund të këtij sezoni planet janë ndryshe, pasi dikur mendonim për pushimet.
“Ndërsa këtë vit duhet të jemi në fazën përgatitore dhe më pas në Euro 2016”, – ka shtuar ai. Në intervistën e tij, Mërgim Mavraj nuk ka dashur të prekë çështjen e kontratës, që përfundon vitin ardhshëm. Qendërmbrojtësi kuqezi ishte shumë pranë largimit nga Këlni, ndërsa tani është rikthyer titullar.