AlbanianSport.com 19.02.2016 16:10
ASNN – Pas ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHB-së, Korab Llazani, i cili tha: “Ndeshja e ditës së parë ishte dramatike, e cila u reflektua pothuaj me të njëjtën tablo dhe në ndeshjen finale ndërmjet Kamzës dhe Tiranës”. “
“Mbyllja ishte e paparashikuar, por gjithsesi gara ishte nga fillimi i lojës deri në fund të saj, – ka vijuar ai. – Vlen për t’u përmendur dhe për t’u përshëndetur publiku, sidomos ai që përcolli ndeshjet e ditës së parë gjysmëfinale, çka u ndesh me një fenomen që është i zakonshëm në sport që është humbja e skuadrës së tij.
“Por publiku prapëseprapë e mbështeti skuadrën e Vllaznisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke iu referuar finales së sotme (djeshme), mendoj se Kamza absolutisht që e meritoi fitoren e Kupës, ashtu siç e meritoi fitoren Tirana në gjysmëfinale”, – ka përfunduar nr. 2 i organizmit që qeveris basketbollin shqiptar.