Gjergj Vyshka 19.02.2016 15:15
Ekipi kombëtar i Nën-19-vjeçareve në futboll për femra ka nisur dje grumbullimin treditor në Tiranë. Drejtoria e Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) njofton se, si pas një plani të përcaktuar më parë, trajneri Nevil Dede ka grumbulluar 22 futbolliste për t’i pasur në dispozicion në një “zbor” stërvitor.
Ky zbor do të zhvillohet nga data 18, deri më 20 shkurt. Skuadra kombëtare e Nën-19-vjeçareve është grumbulluar në hotel “White Dream” përgjatë rrugës së Elbasani dhe do t’i zhvillojë seancat përgatitore në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.
“Nëpërmjet këtij grumbullimi ne kërkojmë që të shohim nga afër gjendjen e vajzave gjatë kësaj periudhe, – deklaroi trajneri i Nën-19-vjeçareve të Shqipërisë, Nevil Dede. – Të grumbulluara do të jenë vajza nga Shqipëria dhe Kosova. Shpresojmë të mësojmë sa më shumë për ecurinë e tyre.”
Lista e lojtareve të grumbulluara në “zbor”:
Portiere: Ardiola Raxhimi, Fabiola Mullai
Mbrojtëse: Alma Zyba, Gresa Haziri, Alma Hilaj, Blerta Shala, Romina Lani, Anxhela Demollari, Evangjeli Canga, Rafaela Zere
Mesfushore: Antigona Behluli, Esmeralda Gjinaj, Donjeta Halilaj, Arlinda Hasani, Paulina Zizolli, Sabina Kasa, Melisa Osmani, Klarita Myrtollari, Albiona Tahiri
Sulmuese: Marcela Ndoci, Fortesa Bejtullahu, Kaltrina Biqkaj