AlbanianSport.com 19.02.2016 12:30
ASNN – Duke folur pas triumfit të skuadrës së tij në finale ndaj Tiranës, trajneri i Kamza Basket, Adem Muhametaj, tha: “Trofeu është për djemtë e mi, por dhe për Kryetarin e Bashkisë, Xhelal Mziu, që na ka mbështetur shumë. Jam shumë i emocionuar, kam marrë edhe trofe të tjerë në jetën time, por ky i kësaj radhe ka një veçanti të jashtëzakonshme.”
“Djemtë treguan një karakter të paparë, të cilët i falënderoj, – theksoi kreu i stolit të kamzalinjve. – Dua t’i falënderoj jashtëzakonisht shumë, sepse me këto mundësi të vogla që kishim, me ato pak njerëz që kemi bëmë maksimumin e mundshëm kundrejt një Tirane, e cila ka ndryshuar gjithçka. Është një Tiranë jashtëzakonisht e fortë, një Tiranë që ka mundësi dhe potenciale tepër të mëdha.”
“Do të jemi pretendentë në të gjitha konkurrimet e sezonit dhe për këtë e kemi treguar më së miri, – ka vijuar trajneri i fituesve të rinj të Kupës së Shqipërisë në Basketboll për Meshkuj. – Fitoren ia dedikoj djemve të mi basketbollistë, familjes, kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme për këtë skuadër.”