Gjergj Vyshka 18.02.2016 20:10
Egers Aliu, taekuondisti shqiptar që vazhdon përgatitjet e tij në Turqi, tashmë është gati për të marrë pjesë në Evropianin e klubeve, që do të zhvillohet atje.
Në fakt ai ka pranuar me keqardhje për mungesën e rezultatit pozitiv në “Turkish Open”, teksa ka konkurruar në peshën 63 kg.
“Por, megjithatë, nuk e pashë të arsyeshme të tërhiqem nga Evropiani i klubeve, i cili nis sot” – ka thënë ai.
“Kjo, me shpresën se garimet në peshën 63 kg tashmë do të më japin rezultatet e duhura për peshën 58 kg, sidomos për t’u kualifikuar për olimpiadë”, ka theksuar Aliu.
Taekuondoisti ri ka qenë edhe një nga dhjetë sportistët më të mirë të vitit 2015, të përzgjedhur në mënyrë të diskutueshme nga Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.