AlbanianSport.com 18.02.2016 10:25
ASNN – Dueli i Stambollit, midis Gallatasarajit dhe Lacios, është padyshim më i spikatur i mbrëmjes në Ligën e Evropës, veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit, e cila luan sonte ndeshjet e para të turit të saj të 32-shes.
Kjo ndeshje do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 21:05. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, luan sonte ndeshjet e para të turit të saj të 32-shes dhe shorti ka ofruar disa përballje interesante.
Midis tyre spikat dueli i Stambollit, midis Gallatasarajit dhe Lacios, i cili do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 21:05.
Në fakt, kjo ndeshje do të jetë pjesë e një transmetimi maratonë në ekranin publik, që do të sjellë, përveç saj, edhe përmbledhjen e të gjithë golave të ndeshjeve të mbrëmjes evropiane.
Vlen të theksohet se, sa i përket ndeshjes së Stambollit, për skuadrën e kryeqytetit italian, Lacios pritet të kthehet titullar në formacion gardiani i portës së Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha.
Midis dueleve të tjera të mbrëmjes veçohet përballjet Olimpik i Marsejës-Atletiko e Bilbaos, Shahtjor i Donjeckut-Shalke 04, Sporting i Lisbonës-Bajer Leverkusen dhe Valencia-Rapid i Vjenës.