Nga AlbanianSport.com 16.02.2016 20:50
ASNN – Trajneri Astrit Greva dhe ndihmësi i tij Vladimir Xheka, nëpërmjet një rrëfimi për AlbanianSport.com, kanë treguar të vërtetën e shkrirjes së Apolonisë në basketboll për femra. Ka mjaftuar një telefonatë nga drejtuesi i klubit shumësportësh Astrit Mukaj dhe vetëm një fjali: “Skuadra shkrihet me urdhër të kryetarit të Bashkisë”.
Një skuadër që ishte fituese e Kupës së Shqipërisë më 2014-ën dhe nënkampione e Shqipërisë është shumëzuar me zero, ndonëse ishte shpallur krenaria e qytetit. Por ndodh dhe kështu. Dhe AlbanianSport.com jua solli të plotë rrëfimin e Grevës dhe Xhekën.
Të dy ata sot drejtojnë Goga Basketin, e cila me të njëjtat vajza është në vendin e dytë në renditjen e kampionatit për sezonin 2015-2016. Pra me më shumë mençuri Apolonia do të ishte e përfaqësuar sot denjësisht në basketbollin e femrave dhe luan jashtë Fierit sepse sot ende ky qytet nuk ka një Pallat Sporti, ndonëse pajisjet kanë qenë me kohë atje të dhuruara nga Federata Shqiptare e Basketbollit.