AlbanianSport.com 16.02.2016 07:05
ASNN – Mbyllja e fazës së grupeve dhe nisja e fazës me eliminim të drejtpërdrejtë sinjalizon rritjen e adrenalinës në veprimtarinë më prestigjioze të klubeve të Evropës, Ligës së Kampioneve. Dhe këto emocione të shtuara meritojnë edhe një top të veçantë dhe, për këtë arsye, kompania e mirënjohur ndërkombëtare e veshjeve dhe pajisjeve sportive, “adidas” ka sjellë “Finale Milano”, topin zyrtar që do të nisë të përdoret që sonte në mbrëmje, me ndeshjet e para të turit të 16-shes, e duke vijuar deri në finalen e madhe të majit.
E frymëzuar nga qyteti i Milanos, qyteti mikpritës i finales së Ligës së Kampioneve, që do të luet më 28 maj 2016, dizenjoja e topit pasqyron disa nga simbolet emblematike të këtij qyteti. Teatri “Scala” spikat përkrah kolonave të famshme të “San Siros”, stadiumit që shërben si shtëpia e AC Milanit and Interit, dhe që do të jetë arena e finales së këtij viti.
Yjet që e rrethojnë topin kanë secili një dizenjo të dallueshme, por gjithashtu kontribuojnë në funksionimin e përkryer të tij, me panelet në formë yjesh (bazuar mbi dizenjon e logos së Ligës së Kampioneve), të lidhur në mënyrë termike, që sigurojnë një sipërfaqe të përsosur për kontaktin e parë.
Edhe materiali i veshjes së jashtme të tij, në përputhje me të topat zyrtarë “adidas” të Ligës së Kampioneve, siguron kontroll maksimal. Topi “adidas Finale Milano” do të përdoret për ndeshjet e Ligës së Kampioneve, duke nisur që sonte, me takimet e para të çifteve Paris SG-Çellsi dhe Benfika-Zenit i Shën Pjetërburgut.