AlbanianSport.com 14.02.2016 19:05
ASNN – Në rikthimin e tij pas tri ndeshjeve mungesë, Granit Xhaka nuk ka arritur ta ndihmojë skuadrën e tij Borusian e Mënshengladbahut të shmangë humbjen e 9-të këtë sezon, pasi u mund 2-3 si mysafire në fushën e Hamburgut, në takimin e zhvilluar në kuadër të javës së 21-të në Bundesligë.
Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi me anë të Xhonsonit, në minutën e 14-të, por rezultati u barazua nga autogoli i Hinteregerit, në minutën e 38-të, ndërsa tre minuta më vonë Rudnevs kaloi Hamburgun në epërsi. Iliçeviç, në minutën e 80-të, e çoi rezultatin në 3-1, para se Rafael të ngushtonte sërish rezultatin tetë minuta më vonë.
Me këtë rezultat, Borusia e Mënshengladbahut, është në vendin e 7-të të renditjes, me 32 pikë në tabelë, një më pak se Mainc 04-ra dhe Shalke 04, që mbajnë përkatësisht vendin e 6-të dhe të 5-të.