Nga Gjergj Vyshka 14.02.2016 18:20
Ajo që duhet pranuar është fakti se në Shqipëri ka edhe një Federatë e Sportit për të gjithë që gjithsesi e përfshin dhe sportin shkollor.
Duket sikur secila qeveri që vjen në Shqipëri bën nga një federatë që ka lidhje me sportin për të gjithë, apo dhe sportin shkollor.
Ndoshta me idenë për të gjetur punë njerëzve. Shpresohet që kjo Federatë e Sportit shkollor të jetë aktive në mënyrë që të mos jetë thjesht sa për numër, pse jo, edhe në zgjedhjet e ardhshme të KOKSH.
Dimraj dhe Bezhani e kanë përshëndetur krijimin e saj dhe zgjedhjen e Radës president. Por duhet parë se çfarë do të bëjë konkretisht.