AlbanianSport.com 13.02.2016 16:05
ASNN – Milot Rashica është kthyer në fushë pas dëmtimit dhe e ka udhëhequr skuadrën e tij, Vitesen e Arnhemit, më në fund drejt fitores. Skuadra nga Arnhemi mundi me rezultatin 3-0 Herenvenin, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit holandez të futbollit.
Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë ishte pjesë e këtij suksesi, duke dhënë pasimin e golit të parë. Viteses i mungonte fitorja prej 4 javësh. Kurse Nanta vijon me rezultatet pozitive në Francë, i 15-ti radhazi. Skuadra e Lorik Canës dhe Ermir Lenjanit mundi 2-1 Loriontin, në takimin e javës së 26-të.
Lojtarët e Kombëtares ishin të dy në fushën e lojës, duke e nisur nga minuta e parë, për herë të parë së bashku pas 2 muajsh. Ndërkaq, Migjen Basha debutoi me Komon, ku është huazuar deri në fund të sezonit. Mesfushori i Kombëtares ishte pjesë 11-shit të parë të skuadrës që luajti kundër Novarës, në sfidën që u mbyll në barazim 1-1.
Komo mbyll renditjen e Serie B dhe pas 26 javësh ka 21 pikë.