AlbanianSport.com 22.10.2014 17:30
ASNN – Të hënën, Jasmir Rraboshta, sulmuesi kryesor i Butrintit ka qenë i ftuar në emisionin sportiv të Radio-Televizionit Shqiptar, “E Hëna Sportive”, që drejtohet nga gazetari sportiv Eno Skarço, dhe është i posaçëm për Kategorinë e Parë.
Sipas Rraboshtës, jo vetëm për shkak të asaj që ka luajtur sezone më parë me skuadrën liqenore, por dhe për atë se të dyja skuadrat janë në të njëjtën gjendje pikësh, 6, atëherë ka vlerësuar se Pogradeci duhet pasur kujdes.
“Pogradeci duhet pasur kujdes, pasi është një skuadër me një grup lojtarësh, të cilët luajnë prej tre vjetësh bashkë, – ka deklaruar ai. – Dhe si të tillë e njohin mirë njëri-tjetrin. Megjithatë besoj se do t’i mundim.”
“Sa për Tomorin, ne i mundëm në Sarandë, thellësisht 4-0. Dhe besojmë se të njëjtën gjë do ta bëjmë dhe me Pogradecin të shtunën”, – ka përfunduar sulmuesi shkodran i Butrintit, Jasmin Raboshta.