AlbanianSport.com 13.02.2016 22:05
ASNN – Basketbolli shqiptar i femrave ka dhënë sonte trofeu e parë të sezonit, pasi Flamurtari ka fituar Kupën e Shqipërisë, falë triumfit 69-50 arritur të arritur në finalen e luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ndaj Tiranës. Skuadra e trajnerit Toska nuk njeh asnjë humbje sezonale dhe kjo fitore e konfirmon si ekipin më të mirë të momentit, duke vijuar rrugën e sukseseve të nisur shumë vjet më parë. Diferenca në këtë sfidë u bë gjatë pjesës së dytë, ku Tirana lëshoi terren dhe nuk arriti të rikthehej më në lojë.
Në krahun tjetër, vajzat vlonjate të drejtuar nga trajneri Viron Toska u treguan më të sakta poshtë koshit, duke reflektuar edhe përvojën e madhe që kanë në të tilla ndeshje. Në një mjedis të ftohtë dhe me rreth 300 shikues, niveli i lojës ishte i dobët dhe gabimet në fushë të shumta, shpesh edhe elementare. Nga ndeshja e kampionatit Flamurtari-Studenti Tirana i besoi më shumë lojës individuale, gaboi shpesh nën tabelë, aty ku Flamurtari ishte superior dhe më i saktë.
Qarkullimi i topit ishtë më i mirë për basketbollistët vlonjate, që e patën më të lehtë rrugën e koshit. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e 4 pikëve për skuadrën kuqezi, që falë dyshes Zykaj-Palko nuk hasi shumë vështirësi në mbrojtjen e vajzave bardheblu që humbën qetësinë me kalimin e minutave. Tirana iu nënshtrua shpesh nervozizmit, si rrjedhojë mori edhe dy teknike, duke mos treguar potencialin e saj, ndërsa Flamurtari më i qetë dhe me më shumë përvojë, u tregua më konkret dhe triumfoi sërish.
Vetëm 5-6 minutat e para të ndeshjes janë të ekuilibruara dhe pas barazimit 9-9 janë vlonjatet që shkëputen, duke udhëhequr 19-15 pas përfundimit të çerekut të parë. Trajneri Viron Toska udhëzon skuadrën në pushim Në pjesën e dytë vuloset fati i takimit, me Flamurtarin që shkëputet vazhdimisht dhe fiton 20-8 këtë 10-minutësh. Gjysma e parë e ndeshjes mbyllet 39-23 për vlonjatet, që e administrojnë këtë epërsi me shumë kujdes në 20 minutat e dyta.
Flamurtari nuk i ka dhënë kështu mundësi Tiranës të rikuperojë edhe pse bardheblutë përpiqen ta bëjnë këtë. Shpesh skuadrat nxitohen në ndërtimin e aksioneve sulmuese, bëjnë gabime në pasime dhe gjuajtje dhe kjo i shkon për shtat Flamurtarit (shkëputet deri 20 pikë, 62-42), që lë minutat të kalojnë. Vlonjatet fitojnë 69-50 dhe në fund nisin festën e suksesit të radhës.
Në këtë mënyrë, Flamurtari shton një tjetër trofe në listën e gjatë të sukseseve që ka arritur të numërojë në dekadën e fundit. Skuadra vlonjate mbetet kundërshtari për t’u mundur edhe në kampionat ku po dominon pa shumë vështirësi të gjithë kundërshtarët. Një sukses i merituar i skuadrës vlonjate, që konfirmohet si më e mira këtë sezon, duke qenë ende e pamposhtur (nuk ka asnjë humbje edhe në kampionat). Trofeun për basketbollistet e Flamurtarit e dorëzoi presidenti i FSHB-së, Avni Ponari.