Gjergj Vyshka 13.02.2016 20:35
Gjyqtari i rrjetës: “Kam nevojë për pushim dhe për rrjedhojë kam kërkuar të mos aktivizohem përkohësisht deri në fund të sezonit”.
Altin Telo jo vetëm që nuk e ka firmosur kontratën, por dhe duke qenë kundër saj, teksa ka bërë një sërë vërejtjesh dhe sugjerimesh për ta korrigjuar, ka kërkuar që të mos aktivizohet deri në fund të sezonit.
Nëpërmjet një njoftimi në Komisionin Tekniko-Gjykues, ai ka kërkuar mosaktivizim të përkohshëm. Ka refuzuar të thotë nëse ka pasur ndonjë shqetësim, apo kërcënim për shkak të atyre vërejtjeve që ka bërë për kontratën.
Por për Sport Ekspres ka treguar: “Nuk ka asnjë lloj problemi. Kam nevojë për pushime. Unë jam kundër kontratës dhe për rrjedhojë nuk e firmos atë. Ndaj kam kërkuar të mos aktivizohem përkohësisht”, – ka përfunduar Telo.