AlbanianSport.com 13.02.2016 15:20
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar i luan sot të gjitha takimet e javës së saj të 21-të dhe 4 prej tyre u zhvilluan pasdreke. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt takimin midis Tiranës dhe Bylisit, që u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 2-0.
Ndërkohë, ndeshja Terbuni-Skënderbeu, e cila është luajtur në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” të kryeqytetit, pasi fusha e stadiumit të Pukës është e mbuluar nga bora, u fitua nga korçarët me rezultatin 3-1. Po duke nisur nga ora 13:00, është luajtur në Kukës takimi midis skuadrës vendase dhe Teutës, që u mbyll në barazim 2-2.
Ndërsa në Fushën Sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës është zhvilluar takimi Vllaznia-Partizani, që u mbyll në barazim 1-1. Takimi i fundit i kësaj jave është ai i orës 16:00, midis Flamurtarit dhe Laçit, që do të luhet në Vlorë. Renditja e Kategorisë Superiore kryesohet nga Skënderbeu tashmë i shkëputur, në kuotën e 49 pikëve, 4 më tepër më tepër sesa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Tirana mban vendin e 3-të me 38 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 21-të
Të shtunën, 13 shkurt 2016:
Vllaznia – Partizani 1-1
Shënues: A. Dibra / Raçiç 23′
Fusha Sportive “Reshit Rusi”, Shkodër
Kukësi – Teuta 2-2
Shënues: Emini 12′, E. Flores 74′ / Shkalla 4′, Koçi 89′(a.g.)
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Tërbuni – Skënderbeu 1-3
Shënues: Ivan Jovanoviç 90′ / Hamdi Salihi 10′, 63′, Renatinjo 84′
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Tirana – Bylis Ballsh 2-0
Shënues: Muzaka 73′(11-m.), Malaj 88’
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Flamurtari – Laçi (16:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 21 16 1 4 45-16 49
- Partizani 21 13 6 2 29-13 45
- Tirana 21 10 8 3 26-11 38
- Teuta 21 10 4 7 24-19 34
- Kukësi 21 9 5 7 23-18 32
- Laçi 20 6 7 7 21-25 25
- Vllaznia 21 5 4 12 19-25 19
- Flamurtari 20 5 5 10 21-24 17
- Bylis Ballsh 21 4 4 13 21-40 16
- Tërbuni Pukë 21 3 2 16 14-52 11