Gjergj Vyshka 13.02.2016 14:35
Ashtu sikurse ishte lajmëruar edhe ditë më parë, krosi kombëtar, që shënon edhe veprimtarinë e dytë kombëtare të “mbretëreshës shqiptare të sporteve”, do të zhvillohet të hënën në Kodrat e Liqenit në Tiranë.
Ka ndodhur kështu, sepse të dielën, për tre orë, vjen në vizitë në kryeqytetin shqiptar Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, dhe, për rrjedhojë, gjithçka në perimetrin e vizitës, është e pezulluar.
Federata Shqiptare e Atletikës i ka kërkuar klubeve që pesë ditë përpara veprimtarisë të dërgojnë listën e federimit, ndërsa pjesëmarrësit në gara do të kenë edhe numrin përkatës.
E pas krosit kombëtar, atletika pritet të jetë e përqendruar në veprimtaritë ndërkombëtare.
Programi i garave të Krosit Kombëtar:
4 kilometra të reja ora 12:00
6 kilometra të rinj ora 12:30
8 kilometra të rritura ora 13:00
10 kilometra të rritur ora 13:30