Gjergj Vyshka 13.02.2016 11:35
Në takimin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, ajo që duhet pranuar është se Flamurtari ka luajtur përballë Kamza Basket jo vetëm me sigurinë e një kampioneje, apo dhe të një kryesueseje kampionati, por dhe gjithë kohës me idenë e “fitores në xhep”.
Dhe kështu ka ndodhur në fakt, sepse Kamza Basket ka shkuar në pjesën e parë deri në epërsinë 5-13 e mandej e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 11-17. Por këtu përmbyset situata, sepse Toska përdorën “armët e rënda” dhe me Zykajn, e cila është e saktë në trepikëshat e saj.
Dhe me Plasën, pa harruar këtu Kostallarin e Palkon, si dhe Myrton e më të rejat arrin të fitojë pjesën e dytë me të njëjtin rezultat dhe të shkojë në pushim në barazimin 28-28. Ajo që i ka vënë vulën suksesi të vlonjateve ka qenë pjesa e tretë, e fituar nga Flamurtari 21-9, që ka thelluar në 49-37.
Dhe deri në fund më pas është një administrim nga vajzat e Viron Toskës, të cilat kanë fituar 57-53, ndërsa Kamza Basket dje është udhëzuar e drejtuar nga Adem Muhametaj. Por Flamurtari pa shumë lodhje është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra.
Flamurtari – Kamza Basket 57-53
(11-17, 17-11, 21-9, 8-16)
Flamurtari: Kostallari (8), Palko (20), Myrto (4), Hysaj (2), Kasaj (2) / Plasa (4), Zykaj (15), Rrapaj, D. Hasanaj (2), Lloi. Trajner: V. Toska
Kamza Basket: Vata (8), Sokoli (13), Memçaj (2), Matka (20), Ymeri (2) / Kuçi, Sinani, Merdani (4), Bakalli (4), Bezati, Hoxha. Trajner: E. Karaj
Gjyqtarë: O. Kasmi, E. Koçi (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Kalendari i fazës finale:
(Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë)
Gjysmëfinalet
12 shkurt 2016:
Flamurtari – Kamza Basket 57-53
(11-17, 17-11, 21-9, 8-16)
Tirana – Skënderbeu 79-65
(18-9, 22-16, 25-19, 14-21)
Finalja
13 shkurt 2016:
Flamurtari – Tirana ora 17:00