AlbanianSport.com 12.02.2016 19:35
ASNN – Gjatë 10-ditëshit të dytë të prillit, në Norvegji do të zhvillohet Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të rritur, ku sportisti shkodran, Erkand Qerimaj, do të synojë podiumin. Duke folur për Televizionin Shqiptar, shtangisti kuqezi rrëfen përgatitjet për këtë veprimtari madhore kontinentale.
Duhen edhe dy muaj deri në nisjen e Kampionatit Evropian, por peshëngritësi Erkand Qerimaj tashmë po stërvitet me ngarkesë të plotë. Për shkodranin, në këtë Evropian pranohet vetëm podiumi. Këtë ide të sportistit të tij e përforcon edhe trajneri Zef Kovaçi, i cili nuk pranon të mendojë për më tej, për Olimpiadën.
Ndryshe nga pjesa tjetër e Kombëtares së shtangës, që është grumbulluar në Shtërmen, Qerimaj vazhdon stërvitjen në Tiranë.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: