AlbanianSport.com 22.10.2014 13:50
ASNN – Pas fitores në derbin bregdetar ndaj Orikumit, me rezultatin e ngushtë 1-0, të besuarit e trajnerit Shpëtim Imerajt janë ngjitur në kuotën e 7 pikëve në 3 ndeshje të luajtura, 2 në shtëpi dhe një në fushë të huaj.
Dhe kjo është një ecuri shumë e mirë e skuadrës bregdetare, e cila pretendon të ngjitet në Kategorinë e Parë. Ndërkohë për momentin, Himara e ka lënë pas ndeshjen me Orikumin dhe është duke u përgatitur për takimin e kthimit me Skënderbeun në Kupën e Shqipërisë, që do ta luajë në fushën sportive të resortit “Tropikal” në Durrës.
Për gazetat sportive të ditës, sulmuesi Romarjo Shenaj do të deklaronte: “Natyrisht që kemi pasur një ecuri të mirë në kampionat duke grumbulluar 7 pikë në 3 javë. Mendoj se në kampionat jemi në rrugën e duhur.”
“Por sot fjalën e ka Kupa e Shqipërisë, e cila nuk është në objektivin tonë, – ka vijuar ai. – E them këtë, sepse ndeshja e parë, e cila ka përfunduar 1-10 për Skënderbeun, i ka mbyllur të gjitha hesapet.”
“Objektivi jonë është kalimi në Kategorinë e Parë. Ne do të shkojmë për të respektuar aktivitetin dhe kampionët e Skënderbeut”, – ka përfunduar sulmuesi i Orikumit, Romarjo Shenaj.