Gjergj Vyshka 12.02.2016 16:15
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Alfred Tahiraj, do të marrin pjesë në Asamblenë e Zakonshme të Federatës Ballkanike, e cila do të zhvillohet më 13 shkurt në Shkup.
Shqipëria ka hedhur kandidaturën për Ballkaniadën e Të Rriturve dhe Nën-23-vjeçarëve, e cila është planifikuar për t’u zhvilluar në Elbasan. Dhe të gjithë janë optimistë se mund ta arrijnë një objektiv të tillë.
Ndërkohë, të dielën do të zhvillohet dhe kampionati i “montain bike”, në zbritje, në një lartësi prej 420 metrash, që do të thotë në Kodrat e Liqenit Artificial në kryeqytet.