Volejboll / Kontrata e FSHV-së, me gjyqtarët, palët nuk gjejnë dakordësinë

Share Button

Volejboll-Femra-Tirana-Barleti-Volej-2015

Gjergj Vyshka 12.02.2016 07:55

12 shkurt ora 17:00. Ky është afati i fundit i vendosur nga Federata Shqiptare e Volejbollit për të firmosur gjyqtarët kontratën e ofruar, e cila ka ardhur si kërkesë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por që është miratuar nga Komiteti Ekzekutivi. Mirëpo nuk duket se kjo firmosje është kaq e thjeshtë, sepse palët nuk po gjejnë dakordësinë. Ditë më parë “Sport Ekspres” ka sjell dhe një opinion të ndërkombëtari Altin Telo, i cili kontratën e ofruar e ka quajtur një kthim prapa, sepse ajo që ishte përmirësuar e rregulluar më 2014-ën mes tyre dhe ish-sekretarit Tase nuk ekziston më.
Dhe tashmë po Telo ka sjellë në mënyrë ekskluzive sugjerimet e tij, atje ku duhet përmirësuar e duhet hequr, apo atje ku duhet kërkuar dhe ndërhyrja e juristëve. Sikurse kërkohet që mosmarrëveshje të zgjidhen në të dy anët për të mos qenë një kontratë e njëanshme. Kjo kontratë e ka emrin “Kontratë Shërbimi”, por ajo që nuk kuptohet është fakti se përse e do Federata Shqiptare e Volejbollit këtë kontratë. Në një kohë që sot ka nevojë për gjyqtarë dhe nuk ka luksin që nëpërmjet neneve të kësaj kontrate të bëjë dhe prishje e largim të gjyqtarëve.
Sigurisht që mangësia qëndron edhe në faktin që gjyqtarët e volejbollit, të cilët nëse do të përmirësohet do ta pranojnë këtë kontratë, nuk janë ende shoqatë e pavarur. Kështu ka basketbolli dhe futbolli dhe asnjëherë nuk kanë kontratë shërbimi, apo bashkëpunimi me Federatat. Sepse në fund të fundit janë për zhvillimin e aktivitetit e paguhen vetëm për dy orë. Pra nuk janë të punësuar fiks e me rrogë që të kërkohet kontratë, sepse atyre nuk u paguhen as sigurimet shoqërore e shëndetësore, sepse gjyqtarët, në një farë mënyre, janë të punësuar në vend tjetër.
Pa thënë që nuk mund të privohen gjyqtarët me kontratë për veprimtaritë ndërkombëtare. Duket si një gjë “nul” sepse, padashje mund të çojë në një kaos tashmë në prag të veprimtarive ndërkombëtare. Megjithatë gjyqtarët nëse do të përmirësohen ato që kërkohen dhe sugjerohen dhe pasi të jenë dëgjuar dhe palët mund ta firmosin atë…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh