AlbanianSport.com 11.02.2016 12:55
ASNN – Kampionia në fuqi e Shqipërisë, Skënderbeu, do të luajë sërish pa tifozë në Korçë. Komisioni i Disiplinës e dënoi Skënderbeun me luajtjen e dy ndeshjeve pa tifozë në stadiumin e Korçës për sjelljen e keqe të tifozëve në takimin me Partizanin. Por, ky vendim u apelua nga korçarët, megjithatë Apeli la në fuqi dënimin.
Ndeshja e radhës në stadiumin e Korçës për Skënderbeun do të jetë ndaj Vllaznisë, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku në takimin e parë ekipi i Mirel Josës është mundur 1-0. Ekziston edhe një mundësi që tifozët korçarë ta ndjekin këtë takim të rëndësishme nga shkallët e stadiumin.
Kjo, pasi gjysma e dënimit mund të shlyhet duke paguar një gjobë. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Skënderbeut do të vendosin ta paguajnë gjobën apo do ta luajnë ndeshjen ndaj Vllaznisë pa tifozë. Takimi i radhës në kampionat për ekipin e Mirel Josës do të jetë në fushë të huaj përballë Tërbunit të fundit të klasifikimit këtë të shtunë.