Atletikë / Stërmasi: Relaksa Dauti, talenti që po vjen, kërkohet vëmendje

Share Button

Atletike-Relaksa-Dauti-prapa

Gjergj Vyshka 11.02.2016 07:05

Trajneri Stërmasi: “Mua më vjen mirë që ajo ka dalë sportistja më e mirë e kampionatit dimëror, ndërsa synojmë medaljen e artë në ballkaniadën e moshave, pa thënë që vitin e ardhshëm në Botëror do të jetë në zonën e medaljeve”. Relaksa Dauti, kampionia e Shqipërisë për garat dimërore në 800 metra me kohën 2’17”00, ishte dhe sportistja më e mirë e aktivitetit.

Dhe ka bërë surprizën, sepse jo vetëm që 14 vjeç, por duke qenë medaliste e argjendtë në ballkaniadën e të rinjve vitin e kaluar, teksa vendosi dhe rekordin kombëtar të moshave deri në 16 vjeç 2’13”49 në 800 metra, tashmë pritshmëritë për të janë të mëdha. Që nga Iteni i Kenias, atje ku është duke stërvitur një tjetër rekordmene si Luiza Gega, e cila është dhe e kualifikuar me normë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, trajneri i Relaksa Dautit, Taulant Stërmasi, jo vetëm që ka përshëndetur rezultatin e parë të vitit, por dhe ka bërë një profil të saj.

Sepse sipas tij Relaksa Dauti është talenti që po i vjen me shpejtësi atletikës shqiptare e që duhet të ketë një trajtim të veçantë për t’u marrë ndryshe me të. Për Stërmasin shteti shqiptar duhet të kthejë sytë nga kjo atlete, edhe sepse me talentin që ka është duke u kërkuar nga shtetet fqinjë. “Ka një vullnet të paarritshëm jo vetëm për të kapur objektivat, por dhe për t’u stërvitur, – ka deklaruar ai. – Është vërtetë sportiste e re në moshë, por madhore në atë që kërkon dhe dëshiron.”

“Dhe parë kështu, duke ditur dhe rezultatet e saj, shteti shqiptar duhet të kthejë sytë nga ajo, sepse për të kanë nisur të interesohen shtetet ballkanike e sidomos ato fqinjë për ta pasur për vete. Mosha e saj e re e bën shumë të kërkuar nga federatat fqinje. Ndaj duhet të lëvizim të gjithë për të mos e humbur këtë talent të atletikës shqiptare”, – ka përfunduar Stërmasi nga Iten i Kenias, që ka folur ekskluzivisht për “Sport Ekspres” për Relaksa Dautin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh