Gjergj Vyshka 10.02.2016 07:50
Liga Ballkanike e Basketbollit për meshkuj këtë javë duket se ka qenë tërësisht për gjyqtarët dhe vëzhguesit ndërkombëtar nga Shqipëria. Kështu është kthyer në këtë veprimtari për herë të dytë ndërkombëtari Gentian Cici, i cili dje ka qenë gjyqtar i parë ndeshjes mes malazezëve të Teodos dhe bullgarëve të Beroe Stara-Zagorës. Një ndeshje e cila ka përfunduar 76-66 në favor të malazezëve (21-13, 20-17, 16-10, 19-26).
Dhe Cici ka qenë i shoqëruar nga një tjetër ndërkombëtar shqiptar, Ervin Koçin, që rikthehet për herë të dytë në Ligën Ballkanike në Basketboll për meshkuj. Dhe bashkë me ta, teksa Koçi ka qenë gjyqtar i dytë, i tretë ka qenë boshnjaku Ivan Miliçeviç, kurse vëzhgues ka qenë malazezi Nikola Lepetiç. Më parë Cici ka qenë në Ligën Ballkanike më 24 nëntor 2015, së bashku me Erjon Hoxhajn dhe Ivan Miliçeviç, në ndeshjen Teodo-Lovçen Basket 81-63.
Kurse Koçi në javën e parë të Ligës Ballkanike në ndeshjen mes Bashkimit të Prizrenit dhe Pejës, 82-73, së bashku me Ademir Zurapoviç dhe Ivan Miliçeviç. Në shifra Cici është gjatë këtij sezoni katër ndeshje në Evropianin e Meshkujve në Zagreb të Kroacisë, 14 ndeshje në 16 javë të Euro Kup për meshkuj, si dhe dy në Ligën Ballkanike. Ndërsa Koçi, i rikthyer tashmë në parket pas tre muajsh mungesë, numëron dy në Ligën Ballkanike dhe një në Fiba Europe Kup për femra.