Gjergj Vyshka 09.02.2016 16:15
Në fakt, trajneri i ekipit të mundjes të Apolonisë, Ardian Ferko, për të gjithë këtë situatë të krijuar ka njoftuar dhe Federatën Shqiptare të Mundjes, presidentin Martin Biba, sekretarin e përgjithshëm Ndriçim Spahiun, si dhe zëvendëspresidentin Ndoc Çokaj.
E pritet që të ketë edhe një reagim të tyre zyrtarisht në mbrojtje të Ferkos dhe mundjes fierake, e cila realisht në këto momente është e shkrirë, me dashje, apo padashje, kjo duhet parë.
Por ndërkohë Ferko vetë ka treguar se do të njoftonte edhe emisionin “Stop” në TV Klan për të parë e gjykuar nga afër situatën e mundjes fierake. Ajo që mbetet, përtej reagimit të gjatë të shefit të klubit fierakt, Astrit Mukaj, Ferko dhe skuadra e tij janë të pezulluar…