Gjergj Vyshka 09.02.2016 13:45
Ka përfunduar dje në “Qendrën e Ekipeve Kombëtare” në Kamëz, seleksionimi për futbollistet nga Shqipëria dhe Kosova. Kandidatet ishin lojtare të datëlindjes 1998-1999, të cilat mund të janë pjesë e ekipit kombëtar të Nën-19-vjeçareve.
Ky seleksionim ka nisur në orën 10:00 dhe ka vazhduar deri në drekë. Janë vëzhguar në total 50 kandidate, nga të cilat dhjetë vinin nga Kosova, ndërsa 40 ishin nga Shqipëria.
Vajzat kandidate për të veshur faqellën kuqezi janë vëzhguar nga trajneri i ekipit kombëtar të të rriturve, Altin Rraklli, dhe ai i ekipit kombëtar të Nën-19-vjeçareve, Nevil Dede.
“Ky seleksionim është programuar, nga kjo Drejtori, në vijim të një plani masash të miratuar më parë, për këtë kategori moshe, si për djem ashtu edhe për vajza”, – ka thënë Denis Lito për faqen zyrtare të FSHF-së në Internet.