AlbanianSport.com 08.02.2016 07:05
ASNN – Kampionia në fuqi, SIGAL Prishtina, ka mposhtur për herë të parë sivjet Pejën, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në Basketboll për Meshkuj.
“Plisat” ishin më të mirë se “Shqiponjat” në parket gjatë gjithë takimit dhe në fund triumfuan me rezultatin bindës, 90-72.
Pavarësisht fitores së thellë ndaj Pejës, dy humbjet e mëparshme nga pejanët dhe një nga Bashkimi i Prizrenit, ia bëjnë SIGAL Prishtinës shumë të vështirë kalimin në vendin e parë të renditjes.
Taninë pejanët kryesojnë me 31 pikë të grumbulluara nga 16 ndeshje të zhvilluara, ndërsa SIGAL Prishtina mban vendin e dytë me 27 pikë të marra në 15 ndeshje. Të dy rivalet janë në të njëjtin grup edhe në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj.