AlbanianSport.com 07.02.2016 20:35
ASNN – Sportisti kryeqytetas, Bekim Basha, përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Karatesë për paratërinj dhe të rinj, ka zënë vendin e 9-të mes 38 konkurruesve në kategorinë e peshës trupore deri në 68 kg.
Në ndeshjen e parë është mundur nga hungarezi Martin Erdos, 5-0, kurse në “ripeshkim” (siç njihet ndryshe skema ku ata që janë mundur në ndeshjen e parë vijojnë të garojnë veçmas për një medalje të dytë të bronztë, është mundur nga italiani Françesko D’Abrunzo 2-1.
Kësisoj, Basha detyrohet të kënaqet me vendin e 9-të mes 38 konkurrentëve, ndërsa ky është padyshim një rezultat pozitiv për të dhe karatenë shqiptare në Evropianin që u mbajt në Limasol të Qipros.