AlbanianSport.com 07.02.2016 10:50
ASNN – Klubi i Futbollit “Tirana”, ka bërë të ditur se do të vazhdoj ta ketë në radhët e veta sulmuesin brazilian, Hugo Almeida.
Ky lajm përbën një kthesë 180 gradë për bardhblutë, që dje kishin bërë të ditur se Almeida do të largohet nga klubi për shkak të çështjeve familjare.
Por tanimë Tirana konfirmon se ai do të qëndrojë në Shqipëri dhe do ta ketë edhe familjen e vet në kryeqytetin shqiptar.
Këtë mosmarrëveshje ndërmjet lojtarit dhe Tiranës, sipas këtyre të fundit, e ka shkaktuar menaxheri i lojtarit, por që tani gjithçka është zgjidhur.
Ja dhe sqarimi i klubit bardheblu:
“Almeida nuk do të largohet. KF Tirana ka zgjidhur sot (dje) pasdite mosmarrëveshjen që krijoi menaxheri i lojtarit brazilian. Sulmuesi ka kërkuar fillimisht zgjidhjen e kontratës dhe largimin nga Shqipëria me arsyetimin se duhej të kthehej në Brazil për arsye familjare, klubi kishte lejuar largimin e tij. Problemi i krijuar nga menaxheri ka gjetur zgjidhje nga vet futbollisti. Hugo ka kontaktuar përsëri klubin për të kërkuar të qëndrojë në Tiranë, duke e marrë me vete edhe familjen e tij dhe të shmangë menaxherin nga marrëdhënia mes tij dhe KF Tiranës. Klubi ka pranuar rikthimin e tij, duke i kërkuar korrektësi dhe seriozitet në vazhdimësi.”