AlbanianSport.com 21.10.2014 18:55
ASNN – Barazimi i kësaj jave me Dinamon ka treguar se Sopoti po kalon një formë mjaft të mirë dhe arrin t’u bëjë ballë edhe skuadrave të mëdha. Sopoti dominon të gjithë ndeshjen dhe arrin të shënojë pjesën e parë. Por në dy raste të vetme që kishte, Dinamo arrin të finalizojë me sukses dhe mbyllet në mbrojtje. Ky fakt tregon që prapavija e librazhdasve ka shfaqur shenja dobësie, por e gjetën sërish forcën për të arritur barazimin.
Ai që ka rënë në sy sërish në këtë ndeshje ka qenë Emiljano Polisi. Duke folur për gazetat sportive të ditës, ia ka deklaruar: “Ne luajtëm një lojë mjaft të mirë dhe treguam se dimë të reagojmë edhe kur jemi në humbje. Një pikë është mjaft e vlefshme për ne, pasi na lë në krye të klasifikimit. Kundërshtari ishte mjaft i fortë dhe e tregoi në fushë me ato dy raste që pati, të cilat i ktheu në gol. Sopoti po vazhdon stërvitjen në Tiranë në ish-kompleksin “Dinamo” dhe duket se po ndikon edhe në rritjen e cilësisë së lojës.”
“Stërvitja në ambiente që përmbushin kriteret e duhura po na ndihmon që të jemi edhe më mirë gjatë ndeshjeve. Personalisht ndjehem shumë mirë, sepse kam dhe besimin që po më jep trajneri dhe lojtarët e tjerë të skuadrës. Nuk mund të lë pa falënderuar Ultras Sopot, të cilët vazhdojnë të na ndjekin dhe të na mbështesin”, – ka përfunduar futbollisti i Sopotit, Emiljano Polisi.