Gjergj Vyshka 06.02.2016 15:15
“Jam i nderuar që do të vesh këtë fanellë dhe shpresoj që të jap kontributin tim kur të më kërkohet, por gjithashtu duhet të vazhdoj të rritem dhe në anën personale, – ka deklaruar ragbisti Ornel Gega, duke folur për mediat italiane. – Dhe shpresoj që ta ndihmoj skuadrën jo vetëm në kampionat, por dhe në Ligën e Kampioneve”.
Babai që prej një viti i Madalenës, të cilën e ka së bashku me të shoqen Liza, kalon kohën më të madhe të tij të lirë me të. “Më ha një kohë shumë të madhe, – bën shaka ai. – Më çlodh më shumë pas stërvitjeve. Është një gëzim natyral dhe jam i lumtur, edhe sepse kisha dashur të bëhesha baba që i ri.”
“Pjesën më të madhe të kohës time të lirë ia dedikoj asaj dhe familjes sime për të kërkuar që të kalojë sa më shumë momente bashkë, – ka theksuar ragbisti shqiptar. -Pastaj për të kaluar kohën shkoj dhe të peshkoj”. Ky është rrëfimi që ka bërë Ornel Gega, shqiptari që sot do të luajë zyrtarisht me Italinë në turneun e Gjashtë Kombeve.”
Skeda e lojtarit
Emri: Ornel
Mbiemri: Gega
Data e lindjes: 24 mars 1990
Vendlindja: Lezhë
Gjatësia: 1.80 m
Pesha: 103 kg
Karriera: Regbi Paeze, Beneton Trevizo, Petrarka Padova, Markiol Molian, Beneton Trevizo