AlbanianSport.com 06.02.2016 12:30
ASNN – Herolind Shala do të vazhdojë të luajë për Slovan Liberecin deri në fund të sezonit. Futbollisti shqiptar zgjodhi kështu të qëndrojë edhe për disa muaj në këtë skuadër të kampionatit çek.
Shala është i huazuar nga Sparta e Pragës, ku konkurrenca është më e madhe dhe mundësitë e aktivizimit të pakëta. Tek Libereci ai luan mjaftueshëm për të qenë në formë për fazën finale të “Euro 2016”.
Edhe pse nuk ka gjetur shumë hapësirë në Kombëtaren kuqezi, mesfushori pret sidoqoftë momentin e tij. Disa kuqezinj preferuan të ndryshonin ekip gjatë merkatos së janarit për të qenë gati për Evropianin, nëse trajneri Xhovani De Biazi i grumbullon.
Futbollistët fillimisht duhet të jenë gati për fundin e muajit mars ku do të luhen miqësoret e para të vitit. Në këto sfida, trajneri kuqezi do të marrë informacion për lojtarët, të cilët duhet të ftojë në Francë.